Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se të gjitha vendet duhet të njohin Palestinën në kufijtë nga viti 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet.
Çavusoglu foli në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll dhe me këtë rast deklaroi se sot janë mbledhur për ti thënë “stop” dhunës.
Ai konsideron se SHBA-të me vendimin që sollën më 6 dhjetor, për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, vazhdon të legjitimojë nismën izraelite për pushtimin e Kudsit.
Minsitri turk tha se disa presin që bota islame këto zhvillime t’i ndjekë me qetësi.
“Por, ne kurrë nuk do të heshtim. Kjo tirani shkatërroi mundësinë e paqes dhe bazën e bashkëjetesës. Vendimi të cilin e miratuan SHBA-të për ne është i pavlefshëm”, ka thënë Çavusoglu.
Ministri i Jashtëm turk përsëriti thirrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që të mbrohet Kudsi i cili është vend i shenjtë për të tre religjionet e mëdha.
Ai poashtu konstatoi se Palestinën duhet njohur të gjitha vendet.
“Duhet të gjithë të bëjmë përpjekje. Ne që kemi njohur Kudsin Lindor si kryeqytet të Palestinës, ne duhet të nxisim edhe vendet tjera të njohin Palestinën në kufijtë nga viti 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet”, ka thënë Çavusoglu.
Ai poashtu potencoi edhe domosdoshmërinë e unitetit të palestinezëve duke shtuar se kjo luftë nuk do të ndahet nga linja ligjore dhe as nuk do të lejojë provokime.
Gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së OBI-t dhe mekanizmave tjerë.
Çavusoglu tha se Samiti i sotëm do të dëshmojë vendosmërinë e botës islame për luftë./Rtv islam/


