
Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët. Edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së shteteve me origjinë të sigurtë. 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat.
Pas Francës, pjesa tjetër i është drejtuar kryesisht Gjermanisë. Me pas renditet Mbretëria e Bashkuar, , Greqia, Holanda dhe Belgjika. Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat
Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte. Autoritetet franceze thonë se shtetasit që vijnë nga vendet e sigurta që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil ne kohen kur argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit.


