
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të votohet amandamenti për sponsorizimin e sportit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë që njerëzit janë duke pritur votimin e amandamentit për sponsorizimin e sportit, pasi sic tha ai njerëzit e sportit janë ata që na përfaqësojnë më së miri pa tendenca partiake. “Po mbledhemi edhe njëherë për një temë të rëndësishme. Duke qenë të zhgënjyer nga senacat e mëhershme, njerëzit sot janë duke pritur amandetimin e këtij ligji. Ligji për sponsorizime e ka një proces burokratik, çdo pagesë të bëhet përmes bankës. Benefitet e këtij ligji do të jenë më të mëdha. Sot duhet me e votuar këtë ligj që me i pranuar ato korporata si lirim ndaj shtetit. Nuk duhet me u politizu këto çështje. Njerëzit e sportit janë njerëzit të cilët po na përfaqëojnë më së miri në botë, pa tendenca partiake”, ka thënë Krasniqi.
Ndër të tjera, Krasniqi deklaroi se asnjë përqind e investimeve të bizneseve nuk është investuar në sporti, pavarësisht që i mundesohet për të investuar deri në 200 milionë euro.
“Sot ne kemi ligj në fuqi, dhe sipas këtij aktual në fuqi, i mundësohet bizneseve me investuar deri në 200 milionë euro në sport, tha ai.


