![]()
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili me rastin e Samitit të G-20 qëndron në Osaka, reagoi ndaj deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me atë se “ideja e liberalizmit është vjetruar”, duke porositur se ai konsideron se janë vjetruar autoritarizmi, kultet individuale dhe qeverisja oligarke.
Samiti G-20 filloi sot në qytetin japonez Osaka, ndërsa para fillimit të Samitit, Tusk komentoi deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për gazetën britanike “Financial Times”.
Tusk porositi se evropianët duhet deri në fund të mbështesin dhe inkurajojnë demokracinë liberale.
“Kush do që flet se ideja liberale është vjetruar, ai, me fjalë tjera, flet se është vjetruar ideja e lirisë, sundimit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut”, porositi Tusk.
Duke u përqendruar në deklaratën e Putinit se ideja liberale është vjetruar, Tusk tha se ajo nuk ka kurrfarë kuptimi.
“Mendimi im është se janë vjetruar autoritarizmi, kultet individuale dhe qeverisja oligarke”, porositi Tusk.
“Ideja liberale është vjetruar. Ka ardhur në konflikt me interesin e shumicës së madhe të banorëve”, tha Putin, mes tjerash, në intervistën për “Financial Times”.
Edhe Putin edhe Tusk janë pjesëmarrës të Samitit të sivjetshëm G-20 në Osaka, Japoni.


