Mustafa kërkon dorëheqjen e qeverisë

Mos i humb

Kryetari i LDK-sw Isa Mustafa, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj. Kjo pasi që sipas tij, koalicioni qeveritar brenda një kohe të shkurtër e kanë shkelur dy herë Kushtetutën e vendit.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se PAN, shkeli Kushtetutën me emërimin e Ekipit Negiciator dhe Kuvendit, që e votoi këtë Ekip. Kreu i LDK-së përmendu dy rastet kur presidentët e vendit e kanë shkelur Kushtetutën, dhe për këtë gjë ata patën dhënë dorëheqje. Mustafa e ka pasur fjalën për ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli.

Të nderuar qytetarë
Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut.
Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe VV, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun.
Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria.

Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN.

Dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës. Tani radhën e ka kjo Qeveri dhe ky Kuvend. Duhet të pajtohemi se nuk lejohet që Kosovën ta drejtojnë shkelësit e Kushtetutës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit