![]()
Turqia është e përkushtuar të mbrojë sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve të saj kudo të botë, deklaroi sot nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay,.
Oktay paralajmëroi për pasoja të rënda nëse nuk lirohen qytetarët turq të ndaluar nga forcat e komandantit me bazë në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.
“Nëse qytetarët tanë nuk lirohen menjëherë, ata që janë përgjegjës do të shndërrohen në objektiva legjitime dhe pasojat do të jenë të rënda”, tha Oktay.
Ai shtoi se të gjitha institucionet përkatëse do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të sjellë qytetarët në Turqi.
Të premten, zëdhënësi i Haftarit, Ahmed al-Mismari, njoftoi për një ndalesë të fluturimeve komerciale nga Libia në Turqi dhe urdhëroi forcat besnike që të sulmojnë anijet dhe interesat turke në Libi.
Të dielën, Ambasada e Turqisë në Tripoli përmes faqes së internetit i këshilloi qytetarët e saj që të shmangin çdo hap që mund të rrezikonte sigurinë e tyre në rajonet nën kontroll të milicive ilegale besnike ndaj Haftarit.
Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur nga pushteti u përmbys Muamar Gadafi dhe më pas u vra në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s.
Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në dy qeveri rivale, një në lindje të Libisë me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e OKB-së.


