Ministri turk i Mbrojtjes takon homologun japonez

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, u takua në Tokjo me homologun japonez Takeshi Iwaya.

Ministri Akar, i cili shoqëroi presidentin Recep Tayyip Erdogan në qytetin Osaka për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës, ka kaluar së bashku me delegacionin shoqërues në kryeqytetin Tokjo, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga Iwaya, tha Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter.

Dy ministrat kryesuan delegacionet e tyre në takimin që u zhvillua pas përshëndetjes së gardës së nderit.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit