
Në Konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në të cilën u diskutuar për gratë e dhunuara në luftë, fjalë rasti mbajti edhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila e përgëzoj Bashkësinë Islame të Kosovës për organizimin e kësaj konference, për të ofruar mbështjetje një grupi të grave ende të margjinalizuara, sepse plagët janë ende të hapura.
“Lufta goditi të gjithë por dikush pësoj më shumë sesa dhunë, e në grupin e atyre që e u goditën më së shumti gjatë lufrës ishin mijëra gra. Prandaj ne duhet të ofrojmë mbështetje këtyre grave të cilat janë ende të margjinalizuara nga shoqëria dhe plagët janë ende të hapura”, tha Jahjaga.
Jahjaga tregoj se ishte një grup i grave që i shkoj në zyre gjatë mandatit të saj si presidente që e preku shumë. Ajo tregoj se ishte ky moment që shënoi një pikënisje për krijimin e një Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale , komision i cili vazhdon ende të funksionoj.
“Kemi shumë individ dhe grupe që na kanë penguar punën tonë, na kanë minuar përpjekjet tona që drejtësia të del në shesh” tha jahjaga.
Ajo i siguroj të dhunuarat që nuk është mëkat ajo që ka ndodhur, por është një krim i madh që është bërë ndaj tyre.
“ Bashkësitë fetare kanë luajtur një rol shumë me rëndësi në lehtësimin e dhimbjeve të grave të dhunuara dhe vazhdojnë të luajnë një rol shumë me rëndësi në integrimin e tyre në shoqëri. Sepse nuk është mëkat ajo që ka ndodhur, por është një krim i madh që është bërë ndaj tyre” tha ndër të tjera ish presidentja Jahjaga.
Jahjaga në fund tha se historia e Vasfije Krasniqit është një histori e dhimbëshme dhe shpresëshënëse. Duhet shumë punë që të bëhet integrimi i këtyre grave në shoqëri dhe duhet të kërkohet me ngulm drejtësi për gratë e dhunuara.


