Alarmante: Mbyllet shkolla në Sylevicë, mësimdhënësi apel institucioneve, jo errësirë mbi shqiponjat e atdheut tim!

Mos i humb

Ish- mësimdhënësi Ilmi Tahiri, nga Podujeva, i shqetësuar për mbylljen e paraleles së ndarë shkollës në fshatin Sylevicë të Komunës së Podujevës, ku si pasoj ka mbetur pa vijuar shkollën një nxënës, ka adresuar apel tek të gjithë liderët institucional, presidenti Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli, ministrit të arsimit, kolegëve të tij mësimdhënës që të vetëdijesohen e të kenë përgjegjësi për  ndaj nxënësit të vetëm të shkollës në Sylevicë i cili nuk ka arritur të shkojë në shkollë tash një vit për shkak të mbylljes së shkollës,  gjë e cila është një padrejtësi , shkelje e të drejtatve të fëmijëve për arsim dhe edukim.

Për më tepër ka shkruar Tahiri, kufizimi i të drejtës për  arsimim dhe edukim ndaj nxënësit të vetëm në  shkollën e Sylevicës është krim.

Postimi i plotë i ish-mësimdhënësit Tahiri:

Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi

Kryeministrit të Qeverise së Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj ,

Kryetarit të Parlamentit të Kosovës z. Kadri Veseli

Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës z, Shyqiri Bytyqi

Ombduspersonit të Kosovës z . Hilmi Jashari

SBASHK-ut , Deputetëve të Kuvendit te Kosovës , Deputetëve të Kuvendit Komunal në Podujevë

Shoqërisë civile, të gjithë mësimdhënësve të kombit dhe atdheut shqiptarë në mërgim dhe në atdhe,

Shoqatave atdhetare kudo në botë, Kryetarit të komunitetit Shqiptaro- Amerikanë në Amerike Haxhi Daut, Prokurorisë së Shtetit të Kosovës për krime te renda.

NJË NXËNËS PA SHKOLLË, PA MËSIM ËSHTË QË NGA VITI I KALUAR , JO ERRËSIRË MBI SHQIPONJAT E ATDHEUT TIM

Të gjitha ju institucione të përmendura të shtetit të Kosovës, të gjithë ju kolegë mësimdhënës kudo jeni në atdhe dhe mërgim, gjithë ju shoqata atdhetare në atdhe dhe mërgim ngriteni  zërin tuaj kundër këtij krimi.

Mbi këto troje po vjen serish errësira nga disa të pashpirtë udhëheqës arsimi po vjen mbi ne, në liri errësimi . Edhe ky nxënës , fëmijë i Kosovës ka të drejtë shkollimi në vendlindje ku i buzëqesh shpirti , ku lumturohet nga gëzimi, edhe pse i vetmi nxënës në shkollë edhe në fshat ky ishte dritë që e mbante gjallë këtë vatër arsimi.

Alarmante Drejtoria e arsimit në Podujeve së bashku me Komunën e Podujevës që nga shtatori i vitit të kaluar kanë mbyllur paralelen e ndarë shkollore ne Sylevice të Podujevës dhe një nxënës i imi i klasës së katërt ku duhej të vijonte mësimet që nga viti i kaluar ka mbetur pa shkollim, pa mësim. Për ketë ishte njoftuar edhe Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës nga prindi i tij R. M. dhe një kolegë tjetër mësimdhënës që më parë ishte mësuesi i tij z. Tefik Durmishi, që ishte tepër këmbëngulës për hapjen e sërishme të kësaj paraleleje shkollore për këtë nxënës, por edhe nga unë Ilmi Tahiri ish- mësimdhënës në një takim rasti me zyrtarë të ministrisë e kemi potencuar letë problem.

Gjithashtu edhe unë vitin e kaluar kam kërkuar që të sistemohem si mësimdhënës sërish në këtë paralele si mësimdhënës, por drejtoria e arsimit nuk ka pranuar madje as kolege tjerë ish- mësimdhënës të shkollës sonë madje as mësuesin e tij të fundit z Musa Ibrahimi. Poashtu , dua ta theksoj se nga shkolla jonë kanë mbetur pesë- gjashtë mësimdhënës me përvoje shumë vjeçare në arsim por janë larguar nga puna nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës.

Pra, ky është krim i rëndë në kohë lirie të mbyllet shkolla, nxënësi të mbetet pa shkollim, ti mohohet e drejta për shkollim në shkollën e fshatit ku jeton dhe mësimdhënësit te largohen nga puna dhe të bredhin rrugëve .

Sot njëzete vite  jemi në liri e të mbyllet shkolla dhe nxënësi të mbetet pa shkollim pa dije, pa mësim , kjo  vërtetë është krim mbi nxënës, shkolla edhe arsim, mohim i të drejtave më elementare për dije dhe mësim pasi me Kushtetutë është i garantuar dhe i obliguar arsimimi i obliguar fillor. Prandaj pavarësisht  rrethanave të krijuara qoftë edhe një nxënës i vetëm në atë shkollë nuk duhej të mbyllej shkolla, sepse Sylevica fshat në Komunën e Podujevës është një vend i thellë rural malor ku dimrit thuajse është e pamundur të bartet ky nxënës në ndonjë shkolle tjetër për shkak të vendit të thyer të rrezikshëm për bartje dhe lëvizje, nga kushtet tepër të renda atmosferike, por edhe nga mos kujdesi institucional komunal i mos mirëmbajtjes së kësaj rruge të pa asfaltuar dhe tepër të vështirë.

Në çfarëdo rrethane mësimi shkollimi është i garantuar me ligj dhe organet komunale që janë përgjegjëse për arsim, ato jo që nuk ndihmuan këta nxënës për shkollim, por ia mbyllen dritën e vetme shkolle dhe arsimim, dhe e lanë rrugëve këtë fëmijë atdhe në sytë e të cilit rrjedhin lotët malli për shokët shoqet, për shkollën mësuesit për librat që i mungojnë që nga mbyllja e shkollës së tij, athua vallë pushteti komunal i Podujevës nuk paska buxhet të arsimoj këtë nxënës, edhe nëse nuk ka pasur do të duhej të gjenin rrugëzgjidhje të përbashkët me ministrinë e arsimit që ky fëmije te vijoj mësimet në atë shkollë ky mësoi për tri vite të plota në kushte tepër të renda pos mungesës së shokëve dhe shoqeve të klasës cilët cilat u shpërngulen në fshatra urbane.

Por drejtoria e arsimit këtë paralele shkollore në vitin 2017- 2018, e kanë mbajtur pa punëtorë teknik, mirëpo për këtë punë u kujdes vet prindi i nxënësit për një vit shkollorë në mirëmbajtjen e këtij objekti shkollor pa asnjë pagesë, gjë që edhe kjo është një krim tjetër i drejtorisë së arsimit në Podujevë se nuk guxon të angazhoj prindër të nxënësve pa qenë zyrtarisht punëtorë teknik në mirëmbajtje teknik, pastrues të shkollës. Por edhe pas gjithë kësaj Drejtoria e Arsimit në Podujeve ia mbylli shkollën duke e lënë këtë nxënës pa shkollim pa dije pa mësim qe nj vit shkollor.

Ndërsa unë Ilmi Tahiri, ish- mësimdhënës lëndor,  i gjuhës angleze dhe kisha vetëm dy orë në javë. Sot ky nxënës është në errësirë, pa dije pa shkollim pa mësime. Edhe pse ne dy ish- mësimdhënësit e tij jemi larguar nga arsimi nga  Drejtoria e Arsimit, njëri pas tridhjetegjashtë vitesh përvojë pune siç është mësuesi Musa Ibrahimi një pedagog i zellshëm dhe i ndritur në fushën arsimore u largua nga puna që ishte mësuesi i tij në klasën e tretë që dha një kontribut të madh gjatë punës me këtë nxënës të vetëm që i mungonin shoqëria nxënësit e tjerë të shpërngulur, por në ish- mësimdhënësit ishim mësues dhe shokë të tij, për një vit , por më keqja erdhi nga këta pushtetarë ndërsa unë pas tete vitesh pune në arsim u largova nga arsimi nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë, sepse kërkova hapur drejtësi mbi shumë padrejtësi ndaj nesh.

Por, mua edhe më keq pas gati dy muaj që më larguan tërësisht nga arsimi pas presionit dhe buzë tragjedisë me rikthyen në punë, jo si mësimdhënës, por si pastrues në një shkolle fillore ku punoj aktualisht edhe pse me gjendje jo të mirë shëndetësorë, dhe pushime mjekësore nga puna për shkaqe shëndetësore.

Për këtë gjendje krimi mbi këtë nxënës shqiptare janë fajtore Drejtoria e Arsimit në Podujevë udhëheqësit komunal dhe Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, që nuk kanë marrë masa për hapjen e kësaj paraleleje shkollore dhe ky nxënës i vetëm të vijoj mësimet gjerë në ndonjë zgjidhje tjetër.

Në shkollën e tij në klasën e katërt. Por, ky pushtet po persekuton mësimdhënës po i largon nga puna nga pasojat e tij po trajtohen nëpër klinika psikiatrike ish- mësimdhënës po bëhen hamall. Së fundmi edhe nxënësit shqiptare siç është rasti i këtij nxënësi po persekutohet edhe ardhmëria e këtij vendi fëmijët e këtij vendi këta engjëj, shqiponja atdheu.

Ndal persekutimit të nxënësit të klasës së katërt F.M. në fshatin Sylevicë të Podujevës, Drejtoria e Arsimit në Podujevë me krerët komunal. duhet urgjentisht të japin llogari para drejtësisë dhe këtij nxënësi ti mundësohet shkollimi sikur nxënësve të tjerë i cili ndodhet në shtëpi gati qe një vit i mbyllur. Një vit shkollor e humbi e të mos e humbë edhe vitet tjera e ndoshta shkollimin e mëtejmë, të mos mbetet si i burgosur pa shkollë, pa libra pa shokë shoqe pa dije dhe arsimim.  Sot kur gjithë nxënësit shqiptarë e prisnin përfundimin e suksesit për një vit shkollor, ky nxënës qanë, thërret komunë e shtet që nga shtatori ta hapin shkollën përsëri, edhe unë jam nxënës i këtij atdheu i këtij kombi që me gjak i mbrojti këto troje, dhje kjo shkollë i armatosi me dije nxënësit e saj që në kohë robërie u rreshtuan për çlirim nga robëria.

Kështu vetëm robëria barbare mbi shkolla shqipe nxënës mësimdhënës dhe arsim bënte dëbim, dhunë dhe persekutim, shkolle , dije mësim dhe drejtësi për ish- nxënësin, tim F.M. fshati Sylevicë, Komuna e Podujevës në Kosovë.

Shkruan ish- mësimdhënësi i nxënësit Ilmi Tahiri, Podujeve – Kosovë

Më : 28. 06. 2019. Podujevë .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit