
Në Konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në të cilën u diskutuar për gratë e dhunuara në luftë ku u shpreh pëkrahje nga të gjithë të pranishmit dhe u kërkua nga institucinet të punohet më shumë në këtë drejtim dhe u kërkua nga shoqëria që të mos stigmatizohen këto gra por të përkrahen.
Në këtë Konferencë Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, tha se “të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahje të familjes dhe të institucioneve. Fajësia e kësaj dhune i ka përcjell ato edhe kaq vite pas luftës, vuajtja në heshtje e të cilave nuk ka mbaruar ende për shkak të frikës e stigmatizimit nga shoqëria”.
Presidenti Thaçi, u shpreh se të mbijetuarat e dhunës nuk janë fajtore për atë që i ka ndodhur, sepse ishte një krim i rënd i kryer nga kriminelët serb, të cilët u munduan në çdo formë të na poshtrojnë.
“Së bashku duhet të t’i inkurajojmë këto gra që të tejkalojmë këtë gjendje. Ishin krime makabër të cilat u bënë për të na shkatërruar, u munduan të na zbehin nga çfardo vlere shoqërore, por të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë janë fajtore për atë që i ka ndodhur”, tha Thaçi.
Ai më tutje i inkurajoi që çdo e mbijetuar e dhunës seksuale të gjej guximin si Vasfije Krasniqi, që të flasë dhe të kërkojnë drejtësi në vazhdimësi. Sepse duke mos folur ato, kriminelët amnistohen. Thaçi kishte vrejtje edhe për bashkësinë ndërkombëtare e cila sipas tij, nuk ka bërë fare përpjekje që ky krim makabër të dal në dritë dhe të dalin para drejtësisë kriminelët.
“Pse po ndodhë kjo amnisti as një i denuar që nga paslufta, dhjetë vite Administrata e UNMIK-ut, nuk bëri asgjë në këtë drejtim, Tribunali i Hagës as që është marrë me këtë çështje, Eulexi ka bërë përpjekje, viktimat kërkojnë drejtësi, adresa kryesore është Beogradi”, tha në fund presidenti Thaçi.


