![]()
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në kryeqytetin e Kinës, Pekin, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, Erdogan prit nga ambasadori turk Abdülkadir Emin Onen, zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Liu Xianfa, ambasadori kinez në Ankara, Deng Li, dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës së tij, Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdogan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, shefi i inteligjencës (MIT) Hakan Fidan, zëvendëskryetari i përgjithshëm AK Partisë, Cevdet Yilmaz, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Erdogan do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, ndërsa pas takimit kokë më kokë, liderët do të kryesojnë një takim midis delegacioneve.
Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk në Kinë pritet të diskutohen çështje në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare dhe të zhvillohen bisedime për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.


