Moon: Takimi Trump-Kim “fund i marrëdhënieve armiqësore”

Mos i humb

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in takimin e paradokohshëm të presidentit amerikan Doanld Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve e përshkroi si “fund të marrëdhënieve armiqësore”.

Moon në takimin e kabinetit u përqendrua edhe në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un të mbajtur gjatë fundjavës në kufirin mes dy Koreve, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Presidenti koreanojugor konsideron se edhe pse liderët e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut nuk nënshkruan kurrfarë dokumenti, takimi është i barabartë me fundin e marrëdhënieve armiqësore dhe fillimin e epokës së paqes.

Trump në adresimin pas takimit tha se do të vazhdojë me negociatat bërthamore.

“Po tentojmë të arrijmë deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse. Ishte një ditë e mirë dhe historike. Gjithçka shpejtë e kemi bërë”, tha Trump pas takimit me Kinën.

Duke theksuar se administrata e kaluar e SHBA-ve nuk ka bërë asgjë mbi çështjen e çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut, Trump tha se administrata e tij ka bërë hapa.

Trump tha se kohët e fundit Pheniani nuk po kryen testime bërthamore dhe lançimin e raketave balistike, ndërsa për testimet e fundit tha se janë raketa të vogla që praktikisht i testojnë pothuajse të gjitha vendet e tjera në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit