Pavarësia e SHBA, Kosova “mbulohet” me flamuj amerikanë

Mos i humb

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kremtohet të enjten edhe në Kosovë. Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamuj amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë urimi dhe respekti për popullin amerikan.

Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike, duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk harrojnë të falënderojnë SHBA për rolin që ka dhënë në shtetformimin e Kosovës.

Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara tradicionalisht dërgojnë edhe krerët e institucioneve më të larta të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit