Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Greqi

Mos i humb

Sot në Greqi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.

Vendvotimet në mbarë Greqinë janë hapur sot në mëngjes në ora shtatë, ndërsa mbyllja e vendvotimeve bëhet sonte në ora 19:00 sipas kohës lokale.

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme kanë 9.9 milionë votues, ndërsa rezultatet paraprake priten sonte vonë.

Në garën zgjedhore marrin pjesë gjithsej 20 parti politike, ndërsa betejën kryesore e zhvillojnë të majtët në pushtet të partisë Syriza dhe konservatorët opozitarë të Demokracisë së Re.

Sondazhet parazgjedhore i japin deri në shtatë për qind përparësi partisë opozitare Demokracia e Re në raport me Syriza-n, të cilën e udhëheq kryeministri aktual Alexis Tsipras.

Tsipras do të mund të humb pushtetin meqë votuesit pretendojnë se tërësisht nuk përmbushi premtimet për dhënien fund të masave të kursimit, por edhe për shkak të kundërshtimeve rreth marrëveshjes që e arriti lidhur me Maqedoninë e Veriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit