
Dhoma Ekonomike e Kosovës dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO), nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit e cila parasheh rritjen e zhvillimit ekonomik e veçanërisht në sektorin privat, angazhimi i grave në pozita udhëheqëse për zhvillimin e ndëmarrësisë si dhe luftimin e korrupsioni, gjë e cila mundëson integrimin në BE, raporton Kosova Post.
Me këtë rast, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se kjo marrëveshje do të jetë me baza konkrete në fokusim tek të rinjtë dhe grave në vend.
“Kemi filluar bisedimet që nga fillimet e mija. Sot po e kulmojmë këtë memorandum mirëkuptimi që përcakton bazat e sektorit privat. Do ta kemi një plan veprues që do ta zgjerojmë bashkërisht me projekte dhe ngjarje në fokusim të të rinjve dhe grave”, tha Rukiqi.
Ndërsa Koordinatorja për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson, theksoi se ky memorandum ka për qëllim arritjen e barazisë gjinore dhe arritjen e zhvillimit ekonomik në sektorin privat.
Sipas saj, kjo është një mundësi për integrimin e Kosovës në BE, pasi siç tha ajo zhvillimi i qëndrueshëm dhe barazia gjinore janë dispozitë e Bashkimit Europian.
“OKB prej para shumë viteve e ka parë sektorin privat si një grup që do të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm. Të gjithë jemi familjarizuar më kompaktin global që paraqet një bashkëpunim me sektorin privat e posaçërisht në arritjen e asaj që quhet barazi për arritjen e zhvillimit. Në 2015 OKB e ka implementuar këtë strategji si dhe Kuvendi e ka miratuar këtë rezolutë për arritjen e këtyre objektivave. Me rritjen e qëndrueshme ekonomike flasim edhe për ambientin që ndërlidhet me shumë sektor të zhvillimit. Në këtë frymë po e nënshkruajmë këtë partneritet me OEK që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm. Kjo që nënshkruajmë sot është një kornizë për partneritet, se si të rritet zhvillimi dhe të përshpejtohet sektori privat dhe të ambientohet një qëndrueshmëri në sektorin privat”, është shprehur Richardson, duke shtuar më pas se klientët në mbarë botën janë duke u bërë ço herë e më të vetëdijshëm për ndikimin e ambientit në sektorin privat dhe shoqëri dhe kjo është dispozitë e BE-së.
“Barazia gjinore është prioriteti i dytë i kësaj marrëveshje. Gratë në pozita udhëheqëse si ndërrmarëse janë një sinjal për zhvillim të qëndrueshëm dhe luftimin e korrupsionit”, ka thënë Richardson.


