Banorët e fshatit Biti ankohen për hidrocentralin se i ka lënë pa ujë të pijshëm, ministri Matoshi i pafuqishëm të marrë masa

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka raportimin para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit.

Në këtë Komisioni është duke u diskutuar veçanërisht për problemet e banorëve të fshatit Biti të Komunës së Shterpcës në lidhje me ndërtimin e hidrocentraleve dhe gurthyesëve.

Problemet e banorëve të këtij fshati i shfaqi përfaqësuesi i fshatit, Agron Rushiti, për të cilat tha ai se toka e banorëve është e varur prej ujit të lumit i cili është marrë nga hidrocentrali në këtë fshat.

Sipas tij, banorët nuk mund të jetojnë pa ujë pasi siç theksoi ai ata jetojnë nga bujqësia e cila varet nga uji.

“Problemi jonë është problemi i hidrocentralit me ujin. Debat publik nuk është bërë ne nuk e kemi ditë se çfarë është duke ndodhur aty. Uji është futur nëpër gypa dhe ne nuk mundësi me pasur aty ujë të pijshëm. Ka nisë edhe peshqit me ngordhë. Toka jonë është e varur prej atij lumi dhe të vijmë në këtë gjendje që kemi arrë sot. Ne pa ujë nuk kemi jetë, ne jetojmë prej bujqësisë”, tha ai.

E për këtë. Ministri Matoshi ka thënë se hidrocentralet posedojnë dokumente të cilat iu nënshtrohen komunës dhe jo ministrisë.

Matoshi njoftoj se nuk mund të bëjnë ndërprerjen e punës pasi hidrocentralet kanë filluar punën me dokumente.

“I bashkëndjej shqetësimet e banorëve por gjendja në të cilën aktualisht jemi nuk mund të marrim masa. Komuna e Shterpcës operon hidrocentrali Sharri si dhe Brezovcia, pastaj hidrocentrali Shtërpca i cili poashtu posedon dokumente. Secili prej tyre i nënshtrohen Komunës së Shterpcës dhe jo Ministrisë nga ne kanë vetëm pëlqimet. Ne nuk mundemi të ndërprejmë këtë sepse njerëzit i kanë dokumentacionet. Por nëse ka pasur shkelje përgjegjësia bie mbi ata që kanë bërë shkelje”, ka thënë Matoshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit