A ka qenë kryetari i Vushtrisë i përfshirë në incidentin e LDK-së, flet vet Tahiri

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është deklaruar për incidentin e mbrëmshëm që ndodhi gjatë procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën “Dardania”, i cili raportohet se përfundoi me një përleshje verbale.

Tahiri që vjen nga radhët e LDK-së, i cili është në garë për kryetarin e degës së kësaj partie në Komunën e Vushtrrisë, përmes Facebook ka mohuar të jetë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm, ndërsa këtë e quajti tendencioze.

“Në nëndegën prej nga e kam bazën deleguese ende nuk janë mbajtur zgjedhjet, rrjedhimisht unë ende nuk jam delegat i Kuvendit të Degës dhe sipas Statutit të LDK, kandidatura për kryetar të degës shpallet në Kuvendin e Degës pasi të jetë marrë mandati nga baza deleguese. Unë e respektojë në plotni Statutin dhe rregullat zgjedhore të LDK-së”, thotë Tahiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit