
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu është përplasur verbalisht me ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi.
Kjo përplasje është bërë pas diskutimit që hidrocentrali është duke punuar siç potencoi ministri e këtë gjë e kundërshtoi deputeti Aliu.
Këtij të fundit, iu përgjigje me replikë ministri Matoshi, ndërsa e pyeti ‘mos jeni aksionar?’, që jeni duke e ditur këtë punë.
E gjithë kjo ka ndodhur pas përfundimit të mbledhjes, kur deputet ishin duke dalë nga salla. Pyetja e ministrit Matoshi, drejtuar deputetit Aliu e acaroi edhe deputetin tjetër të Vetëvendosjes, ndërsa kërkon që ministri të jap përgjegjësi për fjalorin e tij spekulues.
“Me argumentet që dha deputeti Liburn Aliu, spekuluat ju. Çka nënkuptove që nëse je ortak nuk e kishe ditur se po punojnë hidrocentrali. A ishte kjo përgjigje e juaj në atë mënyrë?”, kërkoi sqarim deputeti Zyba.
Ndaj kësaj, ministri Matoshi iu është përgjigjur që kjo fjalosje ishte jashtë mikrofonave.
“Një spekulimi ju përgjigja. Ishte jashtë mikeofonave. Hirdocëntrali ka punuar dje dhe pardje derisa unë thash që nuk është duke punuar dhe e di se sa dëme ju ka shkaktuar banorëve atje dhe pse nuk është duke punuar. Mos je aksionar aty ku je duke e ditur që është duke punuar. Si ka mundësi që ambasadori austriak të mos e dijë që është duke punuar dhe po e dini ju”, tha Matoshi.


