
Dalin përpara seancës gjyqësore për tu njohën me masën e sigurisë autorët e akuzuar për vrasjen në Kavajë dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ndodhur disa ditë më parë.
Paraditen e 4 korrikut 2019 Ramazan Hasalli, gjeti vdekjen nga breshëria e armëve mes dy grupeve rivale, teksa ishte duke shkuar të blinte bukën në furrën pranë lagjes, në qytetin e Kavajës.
Top Channel ka mësuar, se konflikti ka nisur me palët kundërshtare mbrëmjen e 3 korrikut mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, për të pasur një përplasje tjetër fizike në qendër të Kavajës mëngjesin e 4 korrikut . Por, kjo nuk ka mjaftuar për të rinjtë, pasi një orë më vonë të po asaj dite, morën armët dhe i zbrazën ndaj njëri tjetrit në lagjen numër 2 të qytetit.
Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as njerëzit që ndodheshin aty pranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, Eraldo Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdinin dhe autori i dyshuar Marjus Aliu. Kalimtari Ramazan Hasalli gjeti vdekjen e menjëhershme nga plumbat e marrë në trup.


