Kufiri mes Sirisë dhe Libanit zyrtarisht është hapur të enjten pesë vite pas mbylljes.
Ceremonia e rihapjes së kufirit është mbajtur në qytetin Al-Qaa në anën libaneze të kufirit.
Agjencia libaneze e lajmeve lajmëron se në ngjarjen solemne morën pjesë drejtori shtetëror libanez për siguri publike Abbas Ibrahim dhe ministri sirian i Punëve të Brendshme Mohamed al-Shaar.
Vendkalimi kufitar, që lidh provincën libaneze Baalbek-Hermel dhe provincën siriane Hom, nga e premtja do të jetë i hapur edhe për komunikacion.
“Në rrjedhë është koordinimi i sigurisë mes dy vendeve”, deklaroi me këtë rast drejtori libanez për siguri publike.
Ministri sirian al – Shaar theksoi mbështetje për vendin e tij “ndaj gjithçka që promovon marrëdhënie normale mes Sirisë dhe Libanit”.
“Nuk ka më kurrfarë pengesash për kthimin e njerëzve në Siri”, deklaroi al-Shaar.
Vendkalimi kufitar mes Sirisë dhe Libanit është mbyllur në vitin 2012 pasi grupe të armatosura morën zonën e qytetit Jousi, që vlente si lidhja kryesore mes dy shteteve./Rtv islam/


