Shkrumbohet makina në Elbasan, dyshime për zjarr të qëllimshëm

Mos i humb

Digjet gjatë natës një makinë tip “Passat” në qytetin e Elbasanit. Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit Enea Çorbaxhiu.

Sipas të dhënave të para të policisë së Elbasanit, zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Elbasan/ Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit