
Është zhdukur ishulli Zalzala Koh, i cili u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara. Në pamjet satelitore më nuk shihet ishulli që u shfaq pas tërmetit me fuqi prej 7.7 ballë, i cili goditi Balochistan dhe Sindh, në jug të vendit.
Ishulli ishte me gjatësi prej 40 metrash, gjerësi 90 dhe lartësi 20 metra. Banorët e quajtën ishullin “Zalzala Koh”, që do të thotë Mali nga tërmeti.
Asif Inam, ish-drejtor i NIO-s, deklaroi se nuk kanë pritur se ky lloj ishulli do të mbijetonte gjashtë vite.
Ai rikujtoi se pas tërmetit të vitit 1945 u shfaqën katër ishuj të tillç. Inam tha se në periudhën 1999-2013 u paraqitën edhe tre ishuj. Ai konsideron se arsyeja për shfaqjen e këtyre ishujve në brigjet e Detit Arabik të Pakistanit është metani nën shtratin e detit.


