Netanyahu: Do t’i përgjigjemi me sulm shkatërrues sulmit eventual të Hezbollahut

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka adresuar kërcënime se forcat izraelite do të ndërmarrin sulm “shkatërrues” në Liban, në qoftë se grupi libanez Hezbollah do të nisë çfarëdo aktiviteti të armatosur kundër Izraelit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah të premten për televizionin “Al-Manah” deklaroi se pozicionet kyçe izraelite janë brenda rrezeve të raketave të Hezbollahut.

“Në fillim të fundjavës kemi dëgjuar deklarata arrogante të Nasrallahut për planet për sulme”, tha Netanyahu në fjalën e tij hyrëse në fillim të seancës së rregullt të qeverisë izraelite.

“Më lejoni të them në mënyrë të qartë se ne do të ndërmarrim sulme shkatërruese në Liban nëse Hezbollahu përcaktohet për një marrëzi të tillë dhe sulmon Izraelin”, tha Netanyahu.

Ai ka akuzuar Hezbollahun për gërmimet shumëvjeçare të tuneleve nën kufirin izraelit dhe shtoi se forcat izraelite arritën të shkatërrojnë rrjetin e tuneleve.

Këto ditë shënohet 13-vjetori i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, në të cilën në vitin 2006 u vranë të paktën 1.200 persona. Shumica e viktimave ishin civilë libanezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit