![]()
Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, ka deklaruar se “Në natën e 15 korrikut, ne i treguam botës se nuk do të gjunjëzohemi përpara asnjë fuqie njerëzore, përveç vullnetit të popullit”.
Ministri Gül, nga llogaria e tij në Twitter ka bërë një postim në lidhje me 15 korrikun ditën e demokracisë dhe unitetit kombëtar.
“Në natën e 15 korrikut, ne i treguam botës se ne nuk do të gjunjëzohemi përpara asnjë fuqie njerëzore, përveç vullnetit të popullit. Shumë pak popuj janë pjesë e kësaj krenarie. Falënderimi i takon Allahut tonë, i cili na ka dhënë mundësinë që të jemi anëtarë të një populli të tillë të çmuar”, tha Gül duke shtuar se ai përkujton me mirënjohje të gjithë dëshmorët që sakrifikuan jetën e tyre për pavarësi dhe të ardhme.
Gül tha se “Padyshim që ne ia kemi borxh mirënjohjen veteranëve tanë, forcave tona të sigurisë që kanë vepruar kundër rrjetit tradhëtar dhe anëtarëve të gjyqësorit që kanë zbatuar drejtësinë duke mbrojtur ligjin dhe demokracinë”.
“Kemi besim të plotë tek të rinjtë tanë, të cilët do ta përsërisin këtë sakrificë përgjithmonë. 15 korriku do të kujtohet gjithmonë si një nga epokat më të ndritura të kombit tonë të shenjtë”, theksoi ministri Gul.


