Sot votimi në PE, Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

Mos i humb

Ursula von der Leyen i ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas televizionit maqedonas “‘Telma”, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike.

Aktualisht në Parlamentin Europian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së.

374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit