
Nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për asnjë nga 22 bashkitë që u shqyrtuan sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiake. Kryetari i KQZ, Klement Zguri votoi kundër në të gjitha rastet.
Socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të bërë të mundur shpërndarjen e mandateve për këshilltarët, pasi në të kundërt nuk mund të bëhet betimi i kryebashkiakëve të rinj.
Këshillat bashkiake pa vendim janë: Skrapari, Bulqiza, Klosi, Dibra, Cërriku, Gramshi, Divjaka, Mallakastra, Patosi , Këlcyra, Libohova, Tepelena, Kolonja, Maliq, Kukës, Tropoja, Malësi e Madhe, Himarë, Sarandë, Lushnje, Durrës, Lezhë.
Ndërkaq nesër mbahet mbledhja e radhës në orën 10:30, ku do shqyrtohen 13 bashki të tjera.


