Ish ministri rus për Ekonomi, Alexei Ulyukayev, është dënuar me tetë vjet burg me masën e sigurisë së lartë, nga shkaku se ka marrë ryshfet në vlerë prej mbi dy milionë dollarë (rreth 1.7 milion euro).
Zyrtari rus i pozicionuar lartë në qarqet politike, Ulyukayev, u arrestua vitin e kaluar në selinë e prodhuesit më të madh rus të naftës, Rosneft, të cilit i parapriu një operacion i agjencisë ruse për kundërzbulim.
Ulyukayev mohi akuzat duke thënë se gjithçka i ishte kurdisur nga drejtori Ekzekutiv i Rosneftit, Igor Sechin, një bashkëpunëtor i afërt i Vlladimir Putinit.
Gjykata e Moskës të premten e urdhëroi Ulyukayevin të paguaj një gjobë prej 2.2 milionë dollarë (rreth 1.86 milion euro).
Prokurorët nga ana e tyre kërkuan nga gjykata t’i shqiptohej ish ministrit një dënim me dhjetë vjet burg./Rtv islam/