
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në parlament foli për projekt-ligjin për Mbrojtjen Civile.
Xhaçka tha se me anë të këtij ligji po ndodh një transformim i madh, teksa ka përmendur edhe raste të ndërhyrjes në raste urgjente.
Shqipëria është një vend ku ka fatkeqësi natyrore. Vendi ynë ndër 10 vendet e para në botë sa i takon riskut të fatkeqësive. Raporti i Riskut Botëror më 2016 thotë se Shqipëria është vendi i parë më i rrezikuar në Europë dhe i 40 në Europë. Gjatë tranzicionit ka ndodhur një katrahurë, ka pasur ndërtime kuturu, kanë rënë zjarre nëpër pyje. Kur bëhet fjalë për fatkeqësi, Shqipëria i ngjan një pacienti që do të mbrohet me çdo kusht”, tha Xhaçka ndër të tjera.


