“Kryeministër muskujt tregojë diku tjetër, jo me Agjencinë e Akreditimit”

Mos i humb

Para Ndërtesës Qeverisë së Kosovës është mbajtur një protest simbolike nga Organizata për Cilësinë në Arsim (ORCA), me moton “Kush o’ ma i forti”. Si reagim për ndërhyrjen e kryeministrit në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, sipas kësaj organizate nuk duhet të lejohet të ndërhyj në Agjensin e Akreditimit, Kryeministri e as Ministria e Arsimit. Sepse ky këshill është kompetencë e Parlamentit të Kosovës, ku është votiar nga 76 deputet.

Grmos Buçinca e lexoj një deklaratë para mediave ku citoi se “kush o’ ma i forti? Kjo pyetje nuk duhet të shtrohet për çështje publike, në një Republik. Pasi që kryeministri në Kosovë është i sporteve të rënda, njeriu i pajisur me muskuj dhe sipas të gjitha gjasave shumë i fortë, meqë ai mendon se në raport edhe me institucionet tjera autoriteti vendoset përmes pyetjes “kush o’ ma i forti” atëherë ne jemi munduar që gjuhen e ligjeve dhe të kushtetutës t’ia përkthejmë në gjuhën që ai e kupton.

Buçinca shtoi se “Kush o’ma i fortë: Kryeministri apo Këshilli Shtetëror i Cilësisë? Përgjigja për kryeministrin është: Këshilli Shtetëror i Cilësisë sepse në parlament për këtë Këshill kanë votuar 76 deputet, ndërsa për tu zgjedhur Ramush Haradinaj kryeminister kanë votuar 61 depytet”.

Organizatorët e kësaj proteste knë thënë se në rast se kryeministri dhe Ministria e Arsimit provojnë të vendosin dorë mbi Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ne do ti padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse në ligjet në fuqi, është e qartë se kryeministri dhe Ministria e Arsimit nuk janë autoritet që mund të vendosin për çështjen e akreditimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit