
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur gjobë prej 242 milionë euro kompanisë Qualcomm, e cila prodhon çipa për telefonat e mençur, për shkeljen e rregullave të konkurrencës duke shitur me çmime më të ulëta.
Komisioni Evropian (KE) njoftoi se ka përfunduar hetimet e ngritura në vitin 2015 mbi shkeljen e rregullave të konkurrencës kundër prodhuesit amerikan të çipeve Qualcomm.
Në njoftimin e KE-së thuhet se Qualcomm u gjobit me 242 milionë euro për shfrytëzimin e mbizotërimit të tregut në zonën 3G dhe manipulim të çmimeve të tregut në periudhën 2009-2011.
Më tej theksohet se Qualcomm ka shitur çipe me një çmim më të ulët për të eliminuar kompaninë konkurruese apo siç konstatohet se kompania amerikane ka vepruar duke shkelur rregullat e BE-së.
Në vitin 2018, KE-ja ndëshkoi të njëjtën kompani për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe atëherë kjo kompani u gjobit 997 milionë euro.


