Rrëzohet një avion ushtarak në Pakistan, 17 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni ushtarak pakistanez në një paralagje të Islamabadit, kryeqyteti i Pakistanit.

Ushtria pakistaneze bëri të ditur se bëhet fjalë për një fluturim rutinor ndërsa avioni është rrëzuar në vendbanimin Rawalpindi.

“Avioni u rrëzua në rajon të banueshëm me ç’rast për vdekje pësuan 12 civilë ndërsa 12 të tjerë u plagosën”, thuhet në njoftim.

Në mesin e të vdekurve janë dy pilotët me gradën nënkolonel dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Të gjithë të plagosurit janë shtrirë në spital ndërsa në vendin e fatkeqësisë shumë zjarrfikës po fikin zjarrin që u përhap në këtë pjesë të qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit