
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës, njëra prej të cilave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa tjetra që ishte ngjitur ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit juglindor.
Gazetarja sjell pamjet e para nga vendngjarja, në të cilën shihen disa mjete zjarrfikëset që po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat rrezikuan të hapen edhe në banesa të tjera.
Burime nga shërbimi zjarrfikës i thanë gazetares Kodra se në shtëpinë e shkrumbuar nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.


