Huthit kryen sulm ndaj një kampi ushtarak në Arabinë Saudite

Mos i humb

Pjesëtarët e lëvizjes shiite rebele Huthi në Jemen kryen sulm me raketë balistike ndaj një kampi ushtarak në qytetin Nexhran, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të lëvizjes Huthi, Yahya Seri konfirmoi se ata kryen një sulm me raketë balistike të llojit “Bedir F” ndaj një kampi ushtarak saudit në qytetin Nexhran.

Seri pretendon se ka shumë të vdekur dhe të plagosur nga sulmi. Ai thotë se sulmi është kryer pasi ata morën njoftime se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite do të fillonin një operacion kundër tyre.

Në javët e fundit, sulmet e mjeteve ajrore pa pilot ndaj caqeve në Arabinë Saudite janë intensifikuar.

Jemeni është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe e sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme në vend, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port i Adenit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit