Sulme në zonën e Idlibit, 4 civilë të vdekur

Mos i humb

Gjatë sulmeve ajrore të cilat pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad i kryen në rajonin brenda zonës së deeskalimit të përleshjeve në Idlib, kanë humbur jetën 4 civilë.

Në mesin e rajoneve të sulmuara janë Khan Shaykhun, Marratinnuman, Bidama, Abidin, Babolin, Kafr Sajna, Habit, Kefr Zita, Latamine dhe Morik.

Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile njoftuan se në sulmet ajrore të kryera mbrëmë në Morik kanë humbur jetën 4 civilë.

Në Idlib si bastion i opozitës siriane jetojnë rreth 4 milionë banorë dhe të shpërngulur të brendshëm të cilët janë cak i sulmeve të regjimit.

Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi më 17 shtator të vitit 2018 u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe vendosjen e zonës së deeskalimit për civilët.

Që nga shtatori i vitit të kaluar dhe shpalljes së armëpushimit në këtë rajon janë shpërngulur më shumë se 750 mijë persona.

Pjesëtarët e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më parë njoftuan se gjatë sulmeve në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, të cilat forcat e regjimit dhe aleatët i kryen nga 26 prilli deri më 27 korrik humbën jetën 701 civilë, prej tyre 208 të mitur dhe 140 gra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit