Paralajmëron Basha: Kriza mbyllet me prangosjen e politikanëve!

Mos i humb

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh të fortë dhe paralajmërues klasës politike, teksa është shprehur se kriza e thellë politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar.

Ndonëse nuk ka përmendur emra, Basha ka deklaruar se kushdo që është përfshirë në afera korruptive, kryeministër, ministër apo edhe zyrtar i huaj qoftë, do të jetë subjekt i legjislacionit të auditimit të pasurive.

“Kushdo qoftë, kryeministër, ministër, të huaj e shqiptarë, të përfshirë në afera korruptive, do jenë subjekt i legjislacionit të auditimit të pasurive, kudo ku ato ndodhen. Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është parimi absolut. Kriza do të përfundojë me politikanë me pranga në duar”, ka theksuar kreu i PD.

Më tej, ai është shprehur se në shtator do të prezantojë planin e Partisë Demokratike, që në thelb do të ketë luftën ndaj krimit dhe parave të krimit.

“Në shtator do bëj të ditur planin tonë kundër krimit dhe pastrimit të parave. Ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe parave të krimit. Një ligj që do të parandalojë investimet e parave të krimit në ekonomi. Një ligj për përgjegjësinë civile, kudo ku aferat korruptive të Ramës ka shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësi të hedhin në gjyq civil të gjithë ata që i kanë shkaktuar dëm. Milionat e Becchettit duhet që të paguhen nga Rama dhe jo nga qytetarët.

Një paketë ligjore për deklarimin e aseteve të politikanëve, që do forcojë rregullat e tanishme. Hetimi dhe auditimi do ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të. ky hetim do bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët. PD ka marrë ekspertizë të huaj për hetimin e pasurive të vjedhura”, ka thënë Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit