
Kryetarja e partisë Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari – Lila, caktimin e 22 gushtit si datë për shpërbërjen e kuvendit po e sheh si të qëllimshme.
Lila për EO ka thënë se partitë po tentojnë të gjejnë zgjidhje pa zgjedhje dhe se beson që partitë të jenë të sinqerta kur flasin për zgjedhje të reja.
“Uroj që partitë të jenë shumë serioze edhe të sinqerta kur thërrasin për zgjedhje, ose kur thonë se janë të gatshme për zgjedhje. Fakti që e kemi një shtyrje kaq të madhe tregon se është blerë kohë në një kuptim klasik të fjalës për t’u munduar për të arritur ndonjë marrëveshje, ose ndonjë zgjidhje pa zgjedhje.
Nuk mund të arsyetohet shtyrja ose dallimi një muaj nga dita kur kryeministri në largim Haradinaj dha dorëheqje, deri kur u bisedua për thirrjen e seancës në të cilën do të shpërndahej Kuvendi”, ka thënë ajo.
Deputetja Kusari-Lila ka deklaruar se çfarëdo kalkulimi për të krijuar një qeveri teknike, do të ishte shkelje e rënd e demokracisë në vend.Sipas saj, një qeveri teknike do të ishte e mandatar vetëm për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe assesi për t’i adresuar problemet dhe kërkesat e qytetarëve kosovarë.


