
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha e Bedri Shala.
Të dy ranë heroikisht 21 vite më parë gjatë luftës në Kosovë.
“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt. HTH”, ka shkruar Thaçi.


