Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka njoftuar se do të japë dorëheqje pas një fjalimi në senatin e vendit
Italia ka kaluar në një krizë politike pasi zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe paraqiti një votë mosbesimi për qeverinë aktuale.
Tensionet brenda koalicionit midis partisë së krahut të djathtë të Salvini-t dhe Lëvizjes populiste Pesë Yje (M5S) së fundmi janë rritur për shkak të një projekti të infrastrukturës që përfshin një lidhje hekurudhore të shpejtë me Francën.
Të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për ndarjet e thella në koalicion, gjë që çoi që Salvini-n të kërkojë zgjedhje të reja.
M5S dhe partia e Salvini-t formuan një qeveri koalicioni më 1 qershor 2018 nën udhëheqjen e kryeministrit teknokrat Giuseppe Conte.


