Akar: Nga nesër fillojnë aktivitetet për transferimin e baterisë së dytë të S-400

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar: Nga dita e nesërme do të fillojnë aktivitetet e transferimit për baterinë e dytë të sistemit S-400.

Akar lidhur me zonën e sigurt në Siri: Vazhdojnë punimet për fillimin në një kohë të afërt të patrullimeve të përbashkëta me trupat amerikane.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar lidhur me transferimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 ka deklaruar se “Që nga dita e nesërme do të fillojnë aktivitetet e transferimit për baterinë e dytë të sistemit S-400”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akar, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralin Yaşar Güler, Komandantin e Forcave Tokësore Gjeneralin Ümit Dündar, Komandantin e forcave Detare Admiralin Adnan Özbal dhe Komandantin e Forcave Ajrore Gjeneralin Hasan Küçükakyüz kanë kryer inspektime dhe kontrolle të trupave në qytetin Erzincan.

“Më 12 korrik filluan punimet e transferimit të S-400. Vazhdojnë punimet e kryera në këtë drejtim. Deri tani ka mbërritur bateria e parë. Që nga dita e nesërme, 27 gusht do të fillojnë aktivitetet e transferimit edhe për baterinë e dytë. Qëllimi ynë është të mbrojmë vendin dhe popullin tonë kundër kërcënimeve ajrore dhe raketore që mund të vijnë nga jashtë”, tha Akar.

Ai theksoi se Turqia në këtë kuadër për sigurimin e sistemit të mbrojtjes ajrore dhe raketore arriti marrëveshje me Rusinë e cila dha një përgjigje të përshtatshme për kërkesat e përcaktuara nga Turqia e cila ka zhvilluar punime intensive për të mbrojtur popullin e saj dhe për të penguar kërcënimet ajrore dhe raketore ndaj saj.

Ministri Akar poashtu bëri vlerësime lidhur me zhvillimet kohët e fundit ku tërhoqi vëmendjen në përpjekjet intensive të treguara në veri të Irakut dhe Sirisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit e cila vazhdon me një vendosmëri dhe koherencë në rritje.

“Bashkë me këtë, në Egje, në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne jemi të vendosur që të mbrojmë të drejtat dhe ligjet edhe të shtetit të Republikës së Turqisë edhe të vëllezërve tanë qipriotë”, theksoi më tej Akar.

Akar tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit. “Vazhdojnë me vendosmëri aktivitetet tona mbi çështjet që janë në interes të të drejtës, ligjit, sovranitetit dhe pavarsisë së vendit tonë dhe kombit tonë fisnik”, tha ai.

Pasi ka nënvizuar se nuk do të lejojnë kurrë që në jug të Turqisë të formohet një korridor terrori, Akar potencon se “Direktivat e presidentit tonë janë të hapura dhe të qarta. Për këtë arsye punimet tona deri më tani i kemi vazhduar me qasjen ‘nëse vdes bie dëshmor, nëse shpëtoj bëhem veteran’. Poashtu edhe pas kësaj ne do t’i vazhdojmë ato me një tempo më të ashpër në rritje. Askush të mos dyshojë për këtë. Në lindje të Eufratit jemi në kontakt me ushtarët amerikanë. Në rajonin Akçakale është ngritur qendra operacionale”

Në vazhdim ministri Akar thotë: “Jemi duke vazhduar në mënyrë intensive punimet tona me një gjeneral amerikan dhe një gjeneral turk të cilët së bashku janë duke punuar për të pastruar nga terroristët lindjen e Eufratit, për një zonë të sgurtë atje dhe për formimin e korridorit të paqes. Fillimisht u zhvilluan fluturime të dronëve dhe më pas fluturim i helikopterit amerikan. Në ditët në vijim po punohet që edhe helikopteri turk të zhvillojë një fluturim. Ndërsa më pas në një kohë të afërt do të zhvillohen patrullime të përbashkëta nga elementët ushtarakë turk dhe ato amerikan. Po vazhdojnë punimet për fillimin në një kohë të afërt të patrullimeve të përbashkëta me trupat amerikane”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit