
Një zjarr ka rënë këtë mesditë në Delvinë. Zjarri ka alarmuar banorët, pasi është shumë pranë puseve të naftës. Mësohet se përhapaja e flakëve rrezikon parkun e Syrit të Kaltër.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, për të shmangur përhapjen e tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.





