
Fatmir Sejdiu nuk hyri në kandidim për kryetar të LDK-së, por duket se angazhim i tij në këtë parti nuk do të përfundojë.
Fjala është për Fatmir Sejdiun, që pritet të jetë kandidat i LDK-së në listën zgjedhore për deputet.Kështu ka mësuar Gazeta BLIC përmes burimeve të saj brenda Këshillit të Përgjithshëm, i cili vazhdon edhe më tutje t’i zhvillojë punimet.
Kjo tregon edhe njëherë fuqinë e Isa Mustafës, i cili po vazhdon t’i rehatojë konkurrentët e mëdhenj. Kujtojmë se para pak çastesh edhe Agim Veliu u konfirmua si nënkryetar i parë i partisë.


