Bernabiç dhe Serbia nuk duan të kuptojnë Kufinjët e vet Shtetëror

Mos i humb

Ballkani përgjatë historisë veçanërisht trojet shqiptare janë copëtuar disa here nga konferencat e ndryshme ndërkombëtare. Fokusi ynë gja trajtimit të kësaj teme ndërlidhet me zhvillimet politke në Ballkan të cilat kanë ndodhur prej viteve të 90 ta të shekullit të kaluar e së këndejmi,duke analiazuar qendrimet e Serbisë përballë Kosovës bazuar gjithnjë në të drejtënndërkombëtareBallkani përgjatë viteve të 90- ta të shekullit të kaluar ishte arenë e luftërave në mes ish Republikave të Jugosllavisë. Nismëtare e këtyre luftërave ishte Serbia me ideologjinë e sajpër zgjerimin e territorit te saj në Ballkan me qëllimin e vetëm të daljes në Detin Adriatik, duke e dëmtuar kështu në një formë apo tjetër trojet shqiptare dhe për të dominuar në këtë gadishull për faktin e pozicionit të tij gjeopolitk dhe gjeostrategjik të cilin e posedon.

Padyshim që pjesë e tërë këtij procesi dhe skenari ishteFederata Ruse e cila duke mundësuar zgjerimin e Serbisë në Ballkan, tentonte që ta rriste drejtëpërdrejt ndikimin e saj nëkëto treva.

Vizitën të cilën e realizoj ditën e Hëkryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në Maqedoninë e Veriut, pasi doli në konferencë për shtyp u pyet rreth temës së ndryshimit të kufijeve dhe ndër të tjera deklaroi:Nuk është tabu tem të flasim për ndërrim të kufive sepse kjo çështje është bërëpara njëmbedhjet viteve.

Këtu kryeministrja serbe Bernabiç i referohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës e cila u shpallme 17 Shkurt 2008. Bazuar në Konferncën e Motevideos të vitit 1933 janë katër kritere bazë për ekzistimin e një shteti siç janë: territori, popullsia, qeveria dhe aftësia e shtetit për të qenë pjesë e arenës ndërkombetare. Kështu që Kosova, por dhe shtetet tjera të ish Federates Jugosllave gëzonin të drejtën për ta shpallur mëvetsinë  e tyre, pasi siç dihet plotësonin kriteret e Motevideos.

Komisioni i Banditerit i vitit 1991 ishte themeluar me qëllim që të ketë rol këshillues në Konferencën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë si dhe për çështjet e pranimit të shtetësisë, të trashëgimisë dhe mbi kompenzimin e dëmeve të luftës e cila në realitet vendosi për shpërbërjen e Jugosllavisë. Serbia nuk ka kryer asnjërin nga këto obligime dhe ende pretendon që të flet në emër të Kosovës, duke e quajtur pjesë të saj dhe kjo lirisht mund të quhet hipokrizi e llojit e vet, sepse Serbia në këto rrethana nuk gëzon kurrëfarë komptencash brenda territorit të Kosovës.

Siç dihet Kosova është injoruar nga ky komision, duke mos u llogaritur fare si pjesë e ish RFSJ– së dhe jo vetëm kaq, por nënvlerësimi i sajsa vjen e shtohet në Konferencën e Dejtonit pas kërcënimeve që i kishte bërë kasapi Ballkanit Sllobodan Milloshoviçi se në rast të ftesës së Kosovës, ai do ta braktiste pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë dhe kështu zgjidhja e vetme për çështjen e Kosovëkishte ngelur nëpërmes luftës së armatosur, siç kishte deklaruar aso kohe ish Shefi i Misionit Diplomatik të SHBA – ve në Beogarad në pyetjen e parashtruar se përse Kosova nuk është ftuar në Dejton dhe ai ishte përgjigjur “Në Dejton janëftuar ata që kanë luftuar”.

Në këto rrethana filloi ofanizva e luftës nga Ushtria Çlrimtare e Kosovës në krye me komandatin legjendar Adem Jasharin. Luftën e drejtë të UÇK-së e përkrahen dhe i dhanë shtytje edhe faktori ndërkombëtar siç ishte pakti NATO në krye të secilës ishte SHBA – ja.

Pas 78 ditësh bombardime,lufta arriti të përfundonte dhe Kosova iu nënshtrua adminstrimit të përkohshme ndërkombëtar UNMIK tëmbikqyrur nga KS dhe OKB të bazuar në rezolutën 1244 të po këtij këshilli. Pas nëntë vitesh negociata të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Kombeve tëBashkuara ish Presidenti Finlandez Marti Ahtisari Kosova u shpalle Shtet i Pavaruar dhe Sovranme 17 shkurt 2008.

Që nga shpallja e Pavarësisë së vendit ynë është antarësuar në Organizata Ndërkombëtare si BB, FMN, BERZH dhe është njohur nga 115 shtete të ndryshme të botës.

Serbia e gjendur përballë këtij realiteti të ri politik i drejtohet Gjykatës Ndërkombtare të Drejtësisë se a e ka shkelur Kosova të Drejtën Ndërkombëtare me aktin e shpalljes në mënyrë të një anshme të pavarësisë saj dhe përgjigjia e GJND-së ishte e prerë dhe koncize: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës  nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, kjo përgjigje për shtetin e Serbisë ishte një bumerang dhe goditje e rëndë. Nga ana tjetër Kosovës iu hapën rrugët drejt antarësimit në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare dhe njejta dëshmoi së Pavarësia e Kosovës veç sa i kontribuon stabilitetit politik në Ballkan dhe më gjerë.

Pavarësisht realitet të ri politik të krijuar në Ballkan,Serbia me tërë elanin e saj vazhdon të punoj në dëm të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës, duke penguar me çdo kusht antarësimin e kësaj të fundit në organizata me karakter ndërkombëtar si në UNESCO, INTERPOL etj.  Kosova e gjendur përballë kësaj situate jo të këndshme u detyrua që të ndërmerr hapa konkret duke vendosur kështu taksë ndaj mallrave serbe, me qëllimin e vetëm që të vetdijesohet Serbia përballë sjelljeve të saja ndaj Kosovës, por siç shihet e njejta nuk është duke dashur të reflektoj dhe për më tepër po e kërkon pezullimin e taksës si parakusht për t’u rikthyer në dialogun e Brukselit.

Në realitet Serbia nuk mund t’i vendos kushte Kosovës r t’u rikthyer në dialog, sepse me këtë veprim ajo po bënë shkelje të së drejtës ndërkombëtarerespektivisht marrveshjeve të cilat janë arritur në Bruksel, si dhe rregullat të cilat i ka përcaktuar Komisioni i Badinterit, ku e njejta nuk ka kompenzuar asnjë dëm të luftës dhe nuk ka treguar për fatin e personave të pagjetur të cilat janë zhdukur gjatë periudhës së luftës të fundit në Kosovë. Serbia le t’i përfundoj obligimet e saja e pastaj Kosova, sepse agresori në këtë rast ishte Serbia dhe jo Kosova e as shqiptarët. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, pati deklaruar kohë më parë se Serbia nuk mund ta njeh Kosovën si shtet “pa marrur diçka”.

Kjo deklartë si edhe ajo e kryeministrës së Serbisë janë veç një dëshirë dhe jo një mundësi për të realizuar qëllime të errëta, pra kushdo qoftë që mendıon se Kosova mund  ndahet apo të copëtohet e ka gabim fund e krye dhe me çdo kusht duhet t’i ik kësaj ideje dhe mendësie të çoroditur. Sovraniteti dhe İntegriteti terriorial i vendit tonë tashmë është njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka kthim prapa në asnjërin variant. Në këtë pikëpamje rëndësi të madhe zënë faktori ndërkombëtar si SHBA – ja dhe BE– ja dhe vendet tjera mike të cilat e bëjnë të qartë pozicionin e tyre përballë realitetit të Kosovës.

Gjithsecili duhet ta dij si Kosova ashtu njëashtu edhe Serbia se arritja e një marrëveshje ligjerisht obliguese, do të krijonte stabilitet politik dhe ekonomik si dhe një mirëqeniemë të mirë për qytetarët e të dyja vendeve.

  Shkruan:

  Mr.sc. Valdrin Ferizi

Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit