
Ish-Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, i ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj një letër për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, i cili ka zgjedhur ta ndajë atë edhe me opinionin publik. Sipas Haradinajt, ish-sekretarja ka qenë dhe do të mbetet mikja më e veçantë e popullit shqiptar të Kosovës.
Postimi i Haradinajt:
“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.



