Delvinë/ Zjarret djegin 8 shtëpi, pyjet në flakë (video)

Mos i humb

Këto javë flakët e zjarreve kanë djegur edhe 8 banesa në zonën mes bashkive Delvinë dhe Finiq.

Flakët kanë nisur prej paradites, por pasdite zjarri është bërë shumë i fortë duke djegur plotësisht plantacionet me ullinj dhe çdo bimësi.

Gjatë pasdites zjarri ka hyrë edhe në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë. Sipas banorëve shumë shtëpi në periferi të fshatit janë përfshirë nga flakët.

Shumica e banorëve janë emigrantë dhe në fshat ka shumë pak njerëz që po luftojnë për të penguar përparimin e flakëve. Në drejtim të fshatit janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda e Delvina.

Shtëpitë e djegura janë të banorëve që nuk gjendeshin në fshat dhe zjarret janë forcuar për shkak të erës së fortë në zonë.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë të cilat po bëjnë evakuimin e banorëve në mënyrë që të mos pësojnë dëme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit