Përplasja në Levan, policia vë në pranga pesë persona në Fier, ja autori që qëlloi në spital

Mos i humb

Pas sherrit të mbrëmshëm në Fier mes dy familjeve, ku mbetën pesë persona të plagosur, policia ka arrestuar sot pesë persona, të cilët kanë lidhje me konfliktin që nisi në Levan.

Policia sqaron se 21-vjeçari D. B. dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit të Fierit, teksa i ka marrë armën e shërbimit policit të patrullës.

Sipas njoftimit të policisë janë vënë në pranga shtetasit me iniciale:

– D.B, 21 vjeç;

–G.B., 22 vjeç, të dy banues në Levan

A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Njoftimi i policisë:

Fier

Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit
Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;

– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar.

Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit