Veseli: Vepra e luftëtarëve, frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Mos i humb

Në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë dhe invalidë të UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Stanovc.

Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij kanë bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Veseli në një postim në Facebook ka thënë se vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj.

Postimi i plotë:

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e invalidë të UÇK-së bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Stanovc. Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij bëmë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit