Selino përmban shumë fibra që na bën të ndihemi të ngopur. Kjo është edhe arsyeja pse nuk mund të hamë shumë selino në një shujtë.
Kur ne përgatisim lëng nga selino largojmë fibrat, prandaj edhe mund të shtrydhim rreth gjysmë tufe selino në një gotë.
Duke marrë parasysh që selino përmban shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme për trupin e njeriut, lëngu nga selinoja nuk është vetëm i shijshëm, por është një super-ushqim për njerëzit që zgjedhin të hanë shëndetshëm.
Ndryshe nga lëngjet e tjera të frutave dhe perimeve, lëngu nga selino ka shumë pak sheqer dhe kalori. Një gotë nga ky lëng përmban më shumë pak kalori dhe sheqer se sa një karrotë e madhësisë së mese.
Keni parasysh që fibrat janë shumë të rëndësishme për organizimin tonë, prandaj lëngu nga selino nuk duhet asnjëherë të konsumohet në zëvendësim të një vakti ushqimor.
Më poshtë po ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore që do t’i keni nëse e konsumoni një gotë lëng selinoje çdo mëngjes.
Parandalon problemet me shikimin
Selinoja përmban sasi të lartë të vitaminës A që luan një rol shumë të rëndësishëm në të pamurit.
Mbron sipërfaqen e syrit nga bakteret dhe viruset. Vitamina A gjithashtu ndihmon për të parandaluar zhvillimin e problemeve dhe sëmundjeve që ndërlidhen me të pamurit.
Redukton rrezikun nga kanceri
Studiuesit kanë zbuluar se përbërësit që gjenden në selino ndihmojnë në zvogëlimin dhe dobësimin e qelizave kancergjone.
Që një kohë të gjatë, selino është përdorur në mjekësinë kineze si një mjekim anti-kancerogjen.