
Një pilot student në Australi uli me sukses një aeroplan gjatë një mësimi fluturimi, pasi mësuesit të tij i ra të fikët dhe nuk mund të kishte më kontrollin.
Një i ri nga Australia Perëndimore, Max Sylvester bëri një thirrje urgjente për kontrollin e trafikut ajror rreth një orë gjatë fluturimit të tij të shtunën kur mësuesi i tij u rrëzua pa pritur pranë tij.
Operatorët në një aeroport në Perth e ndihmuan atë të drejtonte aeroplanin dhe ta zbriste me sukses në tokë.
Sylvester u vlerësua më vonë për reagimin e shpejtë dhe qetësinë e tij deri në zbritjen e avionit.
Në thirrjen e tij urgjente, një regjistrim i të cilit u bë më vonë publik, ai përshkruan gjendjen e mësuesit të tij përpara se të merrte udhëzime për drejtimin e avionit.
‘Unë po përpiqem ta mbaj atë lart, por ai vazhdon të bjerë poshtë,’ i thotë ai operatorit.
Kur e pyetën nëse di se si të drejtojë avionin ai përgjigjet: “Ky është mësimi im i parë”.
‘Ky është mësimi im i parë’: (Transkriptimi i regjistrimit të fluturimit).
Piloti: Urgjencë, Urgjencë, Urgjencë. Ky është Tango, Foxtrot, Romeo, a mund të më dëgjoni?
Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC): Tango, Foxtrot, Romeo, Unë mund t’ju dëgjoj. A dini si ta përdorni aeroplanin?
Piloti: Ky është mësimi im i parë.
ATC: Instruktori juaj për momentin…. a është ai pa vetëdije?
Piloti: Ai është mbështetur mbi shpatullën time. Po mundohem ta mbaj drejt. Ai vazhdon të bjerë poshtë.
ATC: Tango, Foxtrot, Romeo. A keni ulur ndonjë avion më parë vetëm ose në bashkëpilotim me dikë tjetër?
Piloti: Jo…
ATC: Fikni energjinë elektrike. Ngrini timonin butësisht, dhe do zbrisni poshtë në tokë. Ja dole shoku. Të lumtë. E mahnitshme, e bëre gjithçka aq mirë. Tani thjesht pusho në pistë sepse do nisemi me automjete të vijmë të të marrim.
Pasi rrethoi aeroportin Jandakot në Perth për gati një orë ai u tërhoq në mënyrë të sigurt në pistën në aeroportin ku prisnin familja e tij dhe ekuipazhi i urgjencës.
Instruktori u dërgua në spital në një gjendje të mirë.
Në një konferencë shtypi, Z. Sylvester tha: “Nëse nuk do të kisha studiuar, nuk do të isha këtu. Ky është një fakt.”
Chuck McElwee, pronari i shkollës së fluturimit tha: ‘Nuk kishte asnjë dëmtim në aeroplan. Është fakt ulja është e përsosur’





