Forcat turke të sigurisë mëngjesin e sotëm kanë arrestuar 51 persona të dyshuar në Izmir për lidhje me organizatën terroriste të PKK-së.
Në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës (MIT), policia turke sot në mëgjes nisi një operacion gjithëpërfshirës anti-terrorist në pesë qarqe në provincën perëndimore të Izmirit.
Një burim i paidentifikuar i policisë për AA ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar 51 të dyshuar dhe se bastisjet në disa vende ende vazhdojnë.
Me këtë rast u konfiskuan sasi të konsiderueshme armatimi dhe materiale dixhitale, kurse policia ndodhet në terren pasi operacioni është kryer me urdhër të Prokurorisë e cila ka kërkuar arrestimin e gjithësj 65 personave të dyshuar.
PKK është organizatë separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Gjatë fushatës terroriste tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz./Rtv islam/


