Tunizi, mbahen zgjedhjet e 11-ta presidenciale

Mos i humb

Në Tunizi sot ka filluar procesi i votimit per zgjedhjet e 11-ta presienciale që nga pavarësia e vendit.

Mbi shtatë milionë votues do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në 33 zona zgjedhore për të zgjedhur njërin nga 24 kandidatët që garojnë në këto zgjedhje.

Numri i kandidatëve ra në 24 për shak të tërheqjes së dy kandidatëve të shtunën, Mohsen Marzoul dhe Slim Riahni.

Nëse asnjëri kandidat nuk arrin të sigurojë mbi 50 për qind të votave, atëherë zgjedhjet do të vazhdojnë në një raund të dytë.

Raundi i dytë është paraparë të jetë i pashmangshëm për shkak të numri të lartë të kandidatëve.

Ndryshe, në muajin korrik ndërroi jetë presidenti i fundit i zgjedhur, Beji Caid Essebsi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta presidenciale që nga pavarësia nga Franca në vitin 1956. Gara e tanishme presidenciale është e dyta që nga kryengritja popullore që rrëzoi regjimin e presidentit autokratik Zine El Abidine Ben Ali në vitin 2011.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit